Yjet e Milanit mbërrijnë në TiranëBrazilianet Kaka e Pato, anglezi Bekam si dhe italiani Gatuzo ishin edhe më të preferuarit e tifozëve, të cilët thirrën shpesh herë në kor emrin e tyre

Yjet e Milanit u pritën u pritën në mënyrë madhështore në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga qindra ultras shqiptarë të kuqezinjve italianë. Braziliani Kaka e Pato, anglezi Bekam si dhe italiani Gatuzo ishin edhe më të preferuarit e tifozëve, të cilët thirrën shpesh herë në kor emrin e tyre. Gjatë rrugës drejt hotel “Sheratonit”, skuadra e Milanit realizoi edhe një foto zyrtare. Në orën 16:30, Galiani, Ançeloti, Kaka e Bekam do t japin një konferencë për shtyp, ndërsa në orën 19:00 do të luhet në “Qemal Stafa” ndeshja miqësore ndërkombëtare Shqipëri-Milan.
E Marte, 12 Maj 2009