E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni sulmon ashper AnçelotinPadroni i Milanit, Silvio Berluskoni: “Mund ta mbanim ne kreun më mirë se Interi. Shumë herë kemi gabuar taktikisht"

Padroni i Milanit, Silvio Berluskoni, sulmoi ashpër trajnerin Karlo Ançeloti, madje duke e konsideruar atë si fajtor për mosfitimin e titullit kampion në Itali. Deklaratat e kryeministrit italian u lëshuan nga Egjipti ku ndodhet për një vizitë zyrtare dhe u publikuan në gazetën “Repubblica”.

“Mund ta mbanim ne kreun më mirë se Interi. Shumë herë kemi gabuar taktikisht. Ne kemi shumë lojtarë të zotë në përdorimin e topit, janë nga dribluesit më të mirët dhe duhet të bazoheshim tek ata. Ndërsa përkundrazi bëmë të kundërtën. Shumë herë kemi pësuar gol në fazën finale të ndeshjes”.

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani (edhe ky ndodhet në Tiranë së bashku me skuadrën) nuk bëri asnjë koment në lidhje me deklaratat e presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni. Holandezi i fasmhëm Johan Krujf i ka rekomanduar Milanit, Marko van Bastenin si trajnerin e duhurpër kuqezi.

E Marte, 12 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›