Naftëtarët e ARMO-s nuk marrin pagat, protesta dhe bllokim rrugësh
Ballsh- Naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballsh ri-denoncojnë në Gazetën IDEA se prej muajsh nuk marrin pagat nga firma e drejtuar nga biznesmeni Rezart Taçi.
Në një denoncim të dërguar në adresat tona në mediat sociale, naftëtarët shprehen se janë në protestë që prej së premtes e paralajmërojnë se nesër do të bllokojnë rrugën nacionale.
Qe prej dites se premte, naftetaret e uzines Ballsh e cila eshte pjese e kompanise ARMO ku 85 % te aksioneve i ka Rezart Taci dhe 15 % aksione i ka shteti, jane ne proteste sepse nuk jane paguar prej shume muajsh. Te premten drejtori i uzines u ka thene punetoreve: Nuk ka lek, po te doni rrini po te doni ikni. Sot ka pasur nje takim nga perfaqesuesit e greves dhe kryetarit te bashkise Ballsh lidhur me situaten. Neser prite qe protesta te kaloj ne bllokim rruge. Protesta po zhvillohet nga ora 7-15 orar ne te cilen administrata eshte ne pune!,-thuhet në denoncimin e tyre.
Punëtorët e ARMO-s prej vitesh kanë probleme me pagesat, sepse biznesmeni Taçi nuk ndodhet në gjendje të mirë financiare.