E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihen taksistët pë pasagjerët në Përmet, plagoset 15-vjeçari me thikë

AMBULANCA2Tiranë- Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasi i ati i tij taksist është përfshirë në një sherr me një kolegun e tij në orët e para të së martës në Përmet.

Sipas policisë sherri mes dy taksistëve ka ndodhur në kryqëzimin e qytetit të Këlcyrës në një pikë parkimi taksish.

Policia e përmetit bën me dije se taksistët janë konfliktuar mes tyre për pasagjerët. Pas degjenerimit në dhunë fizike 15-vjeçari me iniciale R.K, djali i njërit prej taksistëve ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Në këto momente taksisti Sazan Zoto e ka qëlluar më thikë në shpinë, duke e lënë të plagosur. 15-vjeçari ëhstë dërguar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Autori Sazan Zoto është arrestuar nga policia dhe gjatë kontrollit në banesën e tij ajo ka sekuestruar një kallashnikov pa leje dhe një shandan të Kishës së Krishterë, që dyshohet se Zoto e ka vjedhur nga kishat e zonës.

Mbi Zoton tani rendojnë tre akuza, ajo e tentativës së vrasjes, armëmbajtjes pa leje dhe vjedhjes. Hetimet vazhdojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›