Naftëtari-Partizani luhet në Elbasan
Për shkak të dënimit të fushës së Kuçovës, Naftëtari do të luajë ndeshjen përballë Partizanit në stadiumin Ruzhdi Bizhuta në Elbasan. Kjo mund të konsiderohet diçka pozitive për të kuqtë, të cilët nuk do të kenë distancë të largët për të përshkuar. Kjo sfidë do të luhet ditën e shtunë në orën 16.00.