E Martë, 3 Nëntor 2026

Nagelsman, një listë plot risí

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka bërë të ditur sot emrat e lojtarëve për ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër Francës në Lion dhe kundër Holandës, në Frankfurt. Ashtu siç pritej, ka shumë risí në listën e trajnerit, që duket se është bazuar më tepër te forma aktuale e lojtarëve se sa te emri.

Tre lojtarë të Shtutgartit, Deniz Undav, Waldemar Anton eMaximilian Mittelstädt janë thirrur për herë të parë në kombëtare, ashtu si dhe mbrojtësi Jan-Niklas Beste dhe sulmuesi Maximilian Beier, të dy të Hofenhaimit. Debutues do të jetë edhe mesfushori i Bajernit, Aleksander Pavloviç, i cili ka zgjedhur Gjermaninë para Serbisë. Miqësoret e marsit shënojnë rikthimin e Toni Kroos në këmbëtaren gjermane, pas largimit në përfundim të Euro 2020.

Një tjetër rikthim do të jetë ai i portierit Manuel Neuer, që do të veshë fanellën e Gjermanisë për herë të parë që nga botërori i Katarit, pas të cilit u dëmtua dhe qëndroi një vit jashtë. Neuer do të jetë titullar në Euro 2024, por kapiten do të mbetet Gyndogan, të cilit Nagelsman i dha shiritin në mungesë të portierit. Jashtë kanë mbetur shumë emra të njohur, si Hummels, Gorecka, Gosens apo Çan. Mungon edhe Leroy Sané, por ky i fundit ka një pezullim prej dy ndeshjesh nga FIFA pas goditi kundërshtarin në miqësoren e fundit të Gjermanisë, kundër Austrisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›