Naim Frashëri dhe kontributi i tij në gjuhën e persëve
Gjuha persiane është një gjuhë e madhe dhe me ndikim, që ka lënë gjurmë tepër të dukshme edhe në kulturën shqiptare. Shumë yje të qiellit tonë kulturor, jo vetëm që lexuan kolosët e kësaj gjuhe (Firdusiun, Attarin, Saadiun, Moleviun etj.), por ata arritën edhe të krijojnë vepra mjaft të rëndësishme në po këtë gjuhë. Midis shqiptarëve që krijuan në gjuhën persiane janë Axhiz Baba, Baba Tahiri, Nezim Frakulla, Naim Frashëri etj. Nuk duhet harruar se në persishte ka arritur të krijojë edhe Hafiz Ali Korça, i cili në vitin 1927, në një shkrim të botuar në gazetën e Teheranit "Hal-laxh" me titull "Letër nga Shqipëria" (Mektub az Albani), flet për gjendjen e atëhershme të Shqipërisë dhe ankohet nga fuqitë evropiane. Kurse Sami Frashëri, edhe pse nuk kemi të dhëna që na njoftojnë për krijime në persishte, por ai me "Kamus - ul Alamin" e tij i bëri shërbimin më të madh gjuhës persiane. Dr. Muhamed Emin Rijahi në librin "Qëndrueshmëria epike" (Pajdari-i Hamasi), pasi flet për ndikimin e Shahnames së Firdusiut te Shemsuddin Sami Frashëri, shkruan: "Shemsuddin Sami Frashëri, gazetar, shkencëtar dhe mendimtar ishte një ndër udhëheqësit e lëvizjes për çlirimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ne në Iran atë e njohim si autor të enciklopedisë gjashtëvëllimshme "Kamus-ul Alam". Ndërsa Al‘lame Deh Hoda, autori i fjalorit më të madh të persishtes "Lugatnameji Deh Hoda" në shumë vende ka përkthyer të dhënat e Kamusit të Shemsuddin Samiut dhe ka cituar burimin e tyre.
Për Naim Frashërin, gjuha persiane është gjuhë e ëmbël. Ai këtë e thotë në hyrjen e gramatikës persiane, që e hartoi për nxënësit turq të persishtes. Mjeshtëria e Naimit në gjuhën persiane vërehet qartë në Mesnevinë e tij në këtë gjuhë "Tehajjulat", të cilën në shqip do ta përktheja "përfytyrime". Persishtja e tij në këtë vepër nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve. Aq mirë dhe bukur e ka përdorur këtë gjuhë, saqë nuk mund të besosh se autori i vargjeve të Tehajjulatit nuk është iranian dhe ndoshta asnjëherë nuk e ka vizituar Iranin. Tani, kur lexojmë Tehajjulatin në persishte, na duket se po lexojmë poezitë e disa poetëve persianë që krijuan në fillim të shekullit XX, të cilët në poezi sollën motive të reja si populli, liria, pavarësia, atdheu etj., por u mbetën besnikë kallëpeve klasike të poezisë persiane. Siç dihet, poeti ynë kombëtar zgjodhi mesnevinë për të shprehur përvojën e tij të parë poetike. Kjo është e natyrshme, sepse poeti në mesnevi është i lirë të përcaktojë rimën e vargjeve të tij, fenomen ky i cili nuk mund të zbatohet edhe në gazel dhe kaside. Naim Frashëri në mesnevinë e tij të gjatë, duke përdorur një gjuhë të thjeshtë e të rrjedhshme, në disa vende, me qëllim të ruajtjes së rimës në varg, është detyruar të shpikë fjalë të reja që nuk ekzistojnë në këtë gjuhë persiane. Këto fjalë të shpikura të Naimit i kam kërkuar në shumë fjalorë të kësaj gjuhe, por nuk i kam gjetur dot. Disa nga këto fjalë janë:)pertev endazan) - yje (ser nema) - diçka që shihet/vërehet, (nesh‘e jab) - kërkues i jetës/freskisë, پر (pur tab) - shkëlqim/ndriçim, (xhaleb del) - tërheqës etj. Në veprën "Ëndërrime" të Naimit hasim edhe fjalë shumë të vjetra të persishtes, të cilat nuk janë përdorur në kohën kur ai krijoi. Disa prej tyre janë: (Dader) - vëlla, (hasbiden) - flej, (taniden) - mundem, (mi nedanem) - s‘dij etj. Një gjë shumë interesante që vërehet në divanin e tij persishte, saktësisht në poezinë "Bilbili", është se Naimi për të mos mbetur prapa poetëve të mëdhenj persianë, ka lavdëruar poezinë e vet dhe kjo mund të shihet gati te të gjithë klasikët e kësaj poezie.
Gramatika e persishtes që shkroi Naim Frashëri më së miri dëshmon faktin për njohjen e thellë të kësaj gjuhe nga ana e tij. Naimi, me qëllim të lehtësimit të mësimit të gjuhës persiane në Perandorinë Osmane, u detyrua të shkruajë një gramatikë moderne të persishtes, të cilën e emëroi "Kavaidi Farsije ber Tarzi Novin". Rëndësia e kësaj gramatike më së shumti qëndron në atë se ajo është gramatika e parë moderne e gjuhës persiane. Nëse bazohemi në gramatikën e parë persiane "Desturi Zeban" të shkruar nga Mirza Habib Esfehani në vitin 1289 Hixhri Kameri, atëherë Naimi gramatikën e tij e botoi në vitin 1288 H.K., pra një vit para Mirza Habib Isfehanit. Naimi, gramatikën e tij e shkroi për nxënësit turq të gjuhës persiane dhe ishte i detyruar që atë ta shkruante në gjuhën osmane. Supozohet se Naim Frashëri dhe Mirza Habib Esfehani kanë njohur njëri-tjetrin dhe kanë bashkëpunuar në gazetën iraniane "Ahter", që botohej në Stamboll, por deri më tani nuk kam mundur të has ndonjë shkrim të Naimit në shumicën e numrave të kësaj gazete.
Në hyrje të kësaj gramatike, Naimi shkruan: "Gramatika është çelësi i çdo gjuhe dhe boshti i të mësuarit të lehtë të një gjuhe. Duke e ditur rëndësinë e gjuhës së ëmbël persiane dhe faktin që nuk ekziston një gramatikë moderne në këtë gjuhë, atëherë unë vendosa të shkruaj një gramatikë modeste për mësimin e kësaj gjuhe". Pastaj, ai sjell shkronjat e persishtes dhe shqiptimet e tyre. Në kapitullin e parë jep informacione për emrin, lakimin dhe format e tij. Pas emrit, shkruan për numërorët rreshtorë dhe përndarës. Por, karakteristika e kësaj gramatike për gjuhëtarët dhe sidomos për historianët e gramatikës persiane është mësimi që flet mbi foljen e gjuhës persiane. Naim Frashëri, gjatë zgjedhimit të foljes në kohë të ndryshme, e zgjedhon në kohë dhe mënyra që nuk ndodhen fare në gramatikën e gjuhën persiane. Këto trajta të foljes që Naimi i shpiku gjatë zgjedhimit të tyre, nuk hasen as në gjuhën e vjetër persiane dhe këtu shihet se ai ka qenë i ndikuar nga gjuha turke, ose nga ndonjë gjuhë tjetër evropiane. Autori i gramatikës moderne të persishtes, foljen e kësaj gjuhe e zgjedhon edhe në kohën e tashme të mënyrës dëshirore, si p.sh.: که باشم (ki bashem) - të jem, e cila nuk përdoret fare as në persishten e vjetër e as në të renë. Naimi këtë folje e sjell edhe në kohën e kaluar të dëshirores si: که بوده باشم (ki bude bashem) - do të kisha qenë.
Në fund të kësaj gramatike, Naim Frashëri sjell katër ushtrime në formë dialogu, përmes të cilave na jep informacione të ndryshme në lidhje me kulturën, gjuhën dhe letërsinë persiane. Një e dhënë që më ka lënë përshtypje është qëndrimi i Naimit rreth disa poetëve persianë, që kanë krijuar në stilin indian (sebki hindi) të poezisë persiane, të cilët në Iran janë njohur dhe janë lexuar në këto tri-katër dekadat e fundit. Në ushtrimin e tretë, Naimi thotë se për fat të keq, poetët si Saib Tabriziu, Bidel Dehleviu dhe Shevket Buharajiu nuk lexohen dhe nuk pëlqehen në Iran. Ai thotë se Saib Tabriziu është ndër poetët më të mëdhenj të poezisë persiane, edhe pse për shkak të krijimtarisë së tij vëllimore mund të ketë ndonjë varg të dobët, por, megjithatë, ai është poet jashtëzakonisht i madh. Në këto ushtrime Naimi gjithashtu kritikon sistemin e mësimit të persishtes nëpër medresetë e Perandorisë Osmane. Ai thotë se nxënësi akoma pa mësuar disa fjalë të kësaj gjuhe, e detyrojnë që të lexojë Gjylistanin e Saadiut, ndërsa ende pa e kryer kapitullin e parë të Gjylistanit, atij i japin Divanin e Hafezit, i cili është i vështirë për ta kuptuar edhe nga vetë mësuesit dhe studiuesit e letërsisë persiane. Nuk duhet harruar se Naim Frashëri në Stamboll për një kohë ishte edhe mësues i persishtes dhe kishte njohuri të sakta për sistemin e mësimit të persishtes nëpër shkollat e Perandorisë Osmane.
Siç shihet, poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri, përveç se krijoi në gjuhën turke dhe greke, ishte një mjeshtër i madh edhe në gjuhën persiane dhe këtë më së miri e dëshmon vepra e tij poetike "Tehajjulat" dhe gramatika e gjuhës persiane.