Arresohet "i fundit" i Bandës së Lushnjes

Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit finalizoi sot operacionin e koduar "I fundit", për kapjen dhe arrestimin e shtetasit Arjan Aliço, 46 vjeç, lindur e banues në Lushnje.
Sipas policisë arrestimi i Aliços u bë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21 prill 2006 kishte nxjerrë ndaj tij masën e sigurimit "Arrest me burg", për veprat penale "pjesëmarrje në organizatë kriminale", "kryerje e veprave penale nga organizata kriminale", "vjedhje me dhunë" dhe "dhunimi i varreve", vepra penale të parashikuara nga nenet 118, 139, 333 dhe 334 të Kodit Penal. Operacioni i kodur "I fundit",ishte pjesë e operacionit "Laguna" për arrestimin e anëtarëve të bandës kriminale të Lushnjes