Najada Elmazi: Pirateria po nëpërkëmb vlerat e artistëve
Regjisorja flet mbi jetën teatrore dhe përballjen e artistëve me fenomenin e piraterisë
Ka vite që punon për teatrin, dhe padyshim bën pjesë në atë brez regjisorësh të rinj, që sjellin diçka të re në skenën e teatrit. Najada Elmazi e ka provuar me kohë shijen e suksesit të parë në skenën teatrore. Mban mbi supe disa vjet karrierë, duke vënë në skenë disa shfaqje teatrore, të cilat kanë ardhur plot vlera artistike tek publiku. Najada Elmazi,

e cila vetëm disa kohë më parë ngjiti në skenën e Teatrit të Metropolit shfaqjen Jashtë bie borë, që u mirëprit nga publiku, krejt papritmas njihet me faktin se shfaqja e saj ishte shfaqur në një televizion privat pa dijeni të saj. E përballur me piraterinë, e cila tashmë siç pohohet nga shumë emra të fushave të artit është një problem shumë shqetësues edhe regjisorja pohon se përballë këtij fakti ajo pret që institucionet shtetërore të jenë më pranë atyre që krijimtaria artistike u kërcënohet nga pirateria. Në një intervistë dhënë për gazetën ajo pohon se puna e saj udhëhiqet nga talenti, pasioni dhe vullneti për të sjellë diçka të bukur, ndërsa shton se MTKRS duhet që të jetë më pranë të rinjve.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"