E Shtunë, 31 Tetor 2026

Najada dhe Olsi, seks në shtëpinë e “Big Brother”

Kanë tërhequr që në fillim vëmendjen e audiencës, për marrëdhëniet që ndërtuan mes tyre.

Duket se prania e Junës do largonte Olsin dhe Najadën nga njëri-tjetri, por më pas gjërat rrodhën ndryshe. Të shfaqur si dy individë të pakompleksuar, Olsi dhe Najada nuk janë kushtëzuar nga asgjë në marrëdhënien e tyre intime. Ndërsa gjatë ditës nuk shihen shumë së bashku, gjatë mbrëmjes janë në gjendje të konsumojnë gjithçka. Nëse në ekranin e “Top-Channel”, nuk janë transmetuar pamjet, kjo është bërë vetëm për shkak të audiencës që u përket të gjitha moshave. Megjithatë në Digitalb dhe në faqen zyrtare të “Big brother”, raporti seksual mes Olsit dhe Najdës nuk është censuruar. Duke qenë se ky fenomen është i njohur edhe në “Grande Fratello” apo edhe “Big brother” në vende të tjera, për organizatorët që konfirmojnë faktin, është diçka krejt normale.  Megjithatë organizatorët janë treguar të kujdesshëm, që pamjet të mos transmetohen në Top-Channel, ku programi ndiqet edhe nga fëmijët. Për më tepër, që kjo marrëdhënie duket se ka thyer një tabu, jo vetëm në reality-showt e zhvilluar në Shqipëri, por në përgjithësi në atë që ne jemi mësuar të shohim zakonisht në ekranet tona. Nga ana tjetër marrëdhënia e ndërtuar mes Najadës dhe Olsit të jep idenë, se pas përfundimit të programit do të mbyllet aty. Pra më shumë se sa një ndjenjë, ajo që po zhvillohet mes Olsit dhe Najadës duket se është një lojë, në të cilën secili po përpiqet të fitojë, duke qëndruar sa më gjatë në shtëpi. Sigurisht këto pamje mund të kenë rënduar situatën e Lusit, që ndonëse publikisht i deklaroi Olsit largimin u duk se nuk do ta kishte të lehtë. Gjithsesi pas largimit të Ildës dhe Mardiolës nga shtëpia, avantazhet e Olsit dhe Najadës për protagonizëm janë edhe më të mëdha në raport me banorët e tjerë. Ndërkohë që shakaja e Rominës për dashurinë ndaj Olsit duket se nuk ka ndikuar në marrëdhënien e tij me Najadën.

Ina, Visi dhe Juna, në pub së bashku të shtunën e kaluar

Nëse dikur ishin të lirë të dilnin lokaleve të Tiranës, pa u shqetësuar se dikush mund t’i fotografonte dhe t’i nxirrte në gazeta, tani janë shndërruar në protagonistë. Dhe për aq kohë sa “Big brother” po tërheq audiencë, edhe ata do të vazhdojnë ta shohin veten nëpër faqet e shtypit. Në fakt, duke qenë se në një farë mënyre po e shijojnë këtë pjesë të publicitetit, nuk iu largohen fotografëve edhe kur i vënë re. Këto ditë në fokusin e paparacit tonë kanë rënë tre protagonistë të “Big brother”, Ina, Visi dhe Juna. Fotot e realizuara tregojnë, se mes tre banorëve vazhdon të ketë një marrëdhënie të mirë shoqërore, që i bashkon edhe në jetën e natës.  

Visi: “Lidhja ime me Partinë Demokratike”

Me keqardhje ka dalë nga shtëpia e “Big brother”, dhe dalëngadalë po hyn në rrjedhën normale të jetës. Ervis Xhako, ose shkurt Visi siç e njohin të gjithë, tregon marrëdhëniet me banorët, jetën e tij pas “Big brother” dhe synimet për vazhdimësinë.
Sa ke arritur të hysh në normalitetin e jetës pas daljes nga “Big brother”?
Me pak vështirësi, edhe pse kam 2 javë që kam dalë nga shtëpia. Por, po ia arrij të hyj në normalitet. Megjithatë duhet pasur parasysh, që 100% nuk mund të jesh i njëjti si në momentin para hyrjes. “Big brother” kishte ndikimin e tij tek mua, ndaj tanimë është pak e vështirë, që t’i kthehem rrjedhës normale të jetës sime së përditshme.
Cilët janë banorët që të zhgënjyen dhe cilët mbeten miq edhe pas daljes nga shtëpia?
Marrëdhëniet e mia me banorët në shtëpi kanë qenë shumë të mira. Megjithatë, mund të them, se i vetmi banor, që më ka zhgënjyer është Arbri. Thjesht për faktin, se gjatë kohës që isha brenda në shtëpi ai mu betua se nuk më kishte nominuar. Ndërkohë me daljen time jashtë mësova që Arbri më kishte nominuar, pra më kishte gënjyer. Të gjithë banorët e shtëpisë do të mbeten miq të mi, por më shumë miqësi do kem me Inën, Polin dhe Shkëlqimin, pasi ata në fakt, ishin miqtë e mi më të mirë edhe brenda shtëpisë së “Big brother”.
Ç’mund të na thuash për marrëdhënien tënde me Inën? Ka mbetur thjesht miqësi apo mes jush ka diçka më shumë?
Marrëdhënia ime me Inën është thjesht miqësi dhe asgjë më tepër se kaq. Ina do mbetet shoqe shumë e mirë për mua.
Ndërkohë, mësojmë se përpara se të hyje në shtëpinë e “Big brother”, ke qenë i angazhuar me aktivitete të ndryshme në Partinë Demokratike. Do të vazhdosh të impenjohesh aty? Sa e sheh veten tek politika, duke qenë se studion për këtë degë?
Patjetër që do të vazhdoj të jem pjesë e aktiviteteve të Partisë Demokratike, në forumin rinor të saj. Aktualisht, jam kryetar i Forumit Rinor për nëndegën 32. Pasi dola nga shtëpia, kam rifilluar aktivitetet e mia edhe pse shumë të ngjeshura. Angazhimet e mia politike kanë filluar para tre vitesh dhe vazhdojnë ende. Duke qenë se jam shumë i dhënë pas politikës, krahas Shkencave Politike, po studioj edhe për Marrëdhënie me Publikun, për të plotësuar kështu formimin tim profesional në këtë drejtim.
Si e ka pritur e dashura jote sjelljen brenda shtëpisë? Eshtë bërë ndonjëherë xheloze për Inën?
E dashura ime është ndjerë keq në disa raste me sjelljen time brenda në shtëpi. Megjithatë, ne kemi një marrëdhënie të qëndrueshme e të rëndësishme dhe kemi mundur që t’i kalojmë këto momente të vështira, duke u shoqëruar me sqarimet përkatëse pas daljes sime nga shtëpia. Mbase po, mbase edhe jo. Pasi dola nga shtëpia, i shpjegova asaj marrëdhënien miqësore që kam me Inën dhe me secilën nga vajzat e tjera në shtëpi.
Ç’mendim ke për fotot provokuese të Ildës? Të ishte dukur ajo një femër provokuese edhe brenda shtëpisë?
 Ilda është një femër tërheqëse dhe këtë nuk dua ta mohoj. Mbase provokimi është pjesë e Ildës në lojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›