E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nako: Prioritet sigurimi i kufirit blu

Drejtori i Policisë së Kufirit Pëllumb Nako është shprehur për "Ora News" se kjo drejtori ka prioritet për vitin e ardhëm mirëmenaxhimin e kufirit blu. Sipas drejtorit Nako për sigurinë e kufirit janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh me Bashkimin Europian dhe po bëhet e mundur zbatimi në praktikë i këtyre projekteve. Një tjeter arritje për këtë drejtori është dhe dixhitalizimi dhe informatizimi i 18 pikave kufitare që janë të lidhura online me informacionet përkatëse.Po kështu drejtori Nako u shpreh se është bërë një punë e madhe për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme me anë të marrëveshjes së ripranimit duke i intervistuar dhe duke identifikuar emigrantët që kanë kaluar kufirin ilegalisht

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›