E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Basha", caktohet trupi gjykues

Hidhet në Gjykatën e Lartë shorti për çështjen e ministrit, Lulzim Basha, i cili është nën hetim për rrugën Durrës-Kukës. Në Kolegj janë caktuar në bazë të shortit me gogla, gjykatësi Aleksander Muskaj, relator Spiro Spiro, dhe gjykatësit Irma Bala, Besnik Ymeraj dhe Perikli Zaharia. Prokuroria e Përgjithshme zyrtarizoi dy ditë më parë akuzat akuzat ndaj ish-ministrit të Transporteve. Akuza zyrtare ndaj Lulzim Bashës për segmentin Rrëshen-Kalimash është ajo e shpërdorimit të detyrës dhe pabarazisë në tendera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›