Shërbimi urban, kërkohet sërish rritje çmimi
Shoqata e Transportit Qytetas kërkon një rritje tjetër të çmimit të biletave për linjat urbane në kryeqytet. Sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë do të mbulohen kostot e shërbimit dhe do të bëhen investime. Rritja kundërshtohet nga qytetarët.
TIRANE- Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon rritjen e çmimit të biletave për linjat urbane në kryeqytet. Sipas përfaqësuesve të saj çmimi aktual nuk mbulon kostot e këtij shërbimi dhe nuk mjafton për të kryer investime. Kërkesën e tyre operatorët privat do tja paraqesin për miratim MInistrisë së Transporteve.
Por rritja e mëtejshme e çmimit të biletave për linjat urbane, kundërshtohet nga qytetarët. Nëse kjo ndodh ata shprehen se do të jenë të detyruar të braktisin udhëtimet me urban, pasi nuk kanë para të paguajnë.
Krahas rritjes së çmimit përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas kërkojnë edhe kompensim nga qeveria të vlerës së biletave për kategorinë e qytetarëve që udhëtojnë falas, shumë kjo që sipas tyre arrin në rreth 900 milion lekë në vit. (a.r/news24/balkanweb)