Namibi Pakoja e dyshuar kishte tela dhe oremates

Policia e Namibise tha se pakoja e dyshuar e kapur para se te futej ne nje aeroplan qe destinacion kishte Gjermanine permbante tela dhe nje mates kohe.
Me heret njoftimi per kete pako u be nga autoritetet e Gjermanise.
Zyra Federale e Krimit tha se policia e ka konfiskuar valixhen ne te cilen kishte ndezes dhe nje ore ne aeroportin Uindhuk te Namibise perpara se valixheja te ngarkohej ne aeroplanin i cili do te fluturonte ne Mynih.
Policia tashme po heton nese mjeti mund te kishte shperthyer.
Incidenti ndodhi nje dite pasi Gjermania e rriti shkallen e sigurise ne aeroporte dhe stacionet e trenave per shkak te indikacioneve konkrete per planifikim te nje sulmi terrorist ne Gjermani nga fundi i ketij muaji.