Nani do të rinovojë me United

Manchester United është i gatshëm t`i ofrojë Nanit një kontratë të re të përmirësuar.
The Sun shkruan se United ka hapur bisedat me portugezin për një marrëveshje të re katërvjeçare e cila do t`i sillte atij 130 mijë paund në javë.
Kampionët e Anglisë janë të gatshëm të harxhojnë pasi shënuan një fitim rekord prej 175 milionë paund brenda gjashtë muajsh.
United po ashtu ka ulur borxhet në pjesën e dytë të vitit të kaluar me paratë e familjes Glazer, sipas marrëveshjes së blerjes së klubit, duke i reduktuar nga 508 milionë në 439 milionë paund.
Nani, 24 vjeçar, ka dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, që vlen 90 mijë paund në javë. Për të interesim kanë shfaqur Juventus dhe Milan.