Zgjedhjet në universitet, Kule: Procesi u politizua

Rektori i mandatuar i Universitetit të Tiranës Dhori Kule i cili fitoi edhe një mandat të dytë në këtë post ka ka deklaruar se zgjedhjet e këtij viti nxorën një universitet më të shëndetshëm, që e meriton plotësisht autonominë.
Në një konferencë për shtyp Kule theksoi se Universiteti e përballoi testin e bërë qëllimisht nga struktura politike për manipulim në garë.
“U shpërndanë trakte të kohës së nazizmit, u përpoqën t`i thonë universiteteve votoni kundër pedagogëve të partisë në pushtet dhe ky ishte testi më i bukur që ka përballuar universiteti. A mund të ndahen pedagogët në të pozitës dhe opozitës? Fressh, duke qenë strukturë rinore e këshilloj të futet në linjën e saktë të punëve që duhet të bëjë me rininë” shtoi Kule.
Ai është shprehur shumë i kënaqur nga rezultatet që e shpallën fitues. “Rezultati është i tillë që më bën krenar për universitetin, kanë votuar stafi akademik dhe studentë dhe për mua si rektor në detyrë dhe që më mandatuan dhe për katër vitet e ardhshëm kanë votuar 275 pedagogë më shumë së konkurrentja, 118 punonjës më shumë dhe 4240 studentë më shumë se konkurrentja, mbi 65% shifrat e të tre subjekteve që kanë votuar në mbështetje të programit dhe progresit për universitetin e Tiranës” shtoi më tej Kule.