Pele: Barcelona, ndër më të mirat në historinë e futbollit

Legjenda braziliani Pele thotë se ai është duke e përcjellë vazhdimisht Barcelonën dhe e ka etiketuar skuadrën si një prej më të mirave në historinë e futbollit.
“E kam përcjellë skuadrën e Barcelonës shumë së fundi dhe ata janë siç ishte Santos në ditët e mia, ose Benfica, Ajaxi, Milani dhe Real Madridi në kohën e tyre të suksesshme. Ata të gjithë kanë vendosur standarde në ditët e tyre”.
“Çelësi i suksesit të tyre ishte fakti se ata kishin një formacion të stabilizuar për një kohë të gjatë. Mos harroni se Barcelona është rrënja e ekipit të Spanjës. Ka një lidhje aty, siç kishte në mes të Ajaxit dhe skuadrës kombëtare holandezi gjatë atyre viteve më parë dhe në mes të Santos dhe Brazilit”, ka thënë Pele.