E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nanni Moretti, kryetar i jurisë në Cannes

Aktori dhe regjisori italian Nanni Moretti është emëruar president i jurisë së këtij viti të festivalit të filmit të Cannes, i cili do të mbahet në maj.

Moretti do të mbikëqyrë për herë të parë komitetin që vendos për fituesin e Palmës së Artë për vitin 2012, megjithëse ai ka qenë anëtar i jurisë në vitin 1997 në përvjetorin e pesëdhjetë të këtij evenimenti. Këtë vit festivali i filmit i Cannes shënon edicionin e gjashtëdhjetepestë.

“Kjo është një kënaqësi e vërtetë, një nder dhe përgjegjësi e llahtarshme për të kryesuar jurinë e festivalit më të njohur të kinematografisë në botë, një festival që mbahet në një vend ku filmi gjithmonë është trajtuar me interesim dhe respekt”, tha Moretti.

“Si regjisor, gjithmonë kam qenë i prekur kur filmat e mi janë prezantuar në Festivalin e Cannes. Gjithashtu kam kujtime shumë të lumtura nga përvoja ime si anëtar i jurisë gjatë sezonit të përvjetorit të pesëdhjetë”, shtoi Moretti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›