Hillary Clinton thërret në telefon presidentin serb, Boris Tadic

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Serbisë, Boris Tadic, për siç raportohet, dialogun Beograd-Prishtinë.
Biseda është zhvilluar në prag të vendimit për statusin e kandidaturës së Serbisë, i cili, gjatë muajit mars, pritet të merret në Bruksel.
Hillary Clinton ka apeluar në Serbinë që të vazhdojë përpjekjet në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pohohet në një komunikatë.
Shefja e diplomacisë amerikane, gjithashtu ka shtuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ndihmojë të dyja palët.
Edhe zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, gjatë qëndrimit të tij në Beograd ka thënë se SHBA-të konsiderojnë se, tani për tani, është shumë i rëndësishëm vazhdimi u dialogut në të cilin, palët do ë duhej të tregonin fleksibilitet dhe kreativitet në funksion të normalitetit të marrëdhënieve të të dyja vendeve.