Nano 7 ore me Meten detajet qe mund te ndryshojne skemat

Votimi i projektligjeve kreu i LSI-se ne kerkim te 84 votave. Vleresimi i Berishes Nano kompromise ne interes te vendit.
Zevendeskryeministri njeheresh kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka zhvilluar dje nje takim koke me koke me ish-liderin e socialisteve Fatos Nano. Takimi mes tyre eshte zhvilluar ne nje nga lokalet e kryeqytetit. Mesohet se tema kryesore e bisedes se tyre ka qene politika e dites ne menyre te vecante qendrimet e fundit te opozites ndaj Qeverise por dhe nevoja e mazhorances per te siguruar 84 vota per te miratuar ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar mes te cileve dhe Gjykata Administrative. Vete kreu i LSI-se deklaroi pak dite me pare se mazhoranca do ti siguroje votat e nevojshme. Per tiu permbajtur kesaj deklarate duket se Meta i eshte perveshur seriozisht punes per te siguruar votat e deputeteve socialiste te njohur si perkrahes te Nanos.
Takimi
Numri 2 i Qeverise Ilir Meta eshte pare perseri ne shoqerine e ish-kreut te selise roze Fatos Nano. Kete here i pashqetesuar per te mos qene ne vemendjen e medias ai ka zhvilluar nje bisede koke me koke me te. Burime prane dy politikaneve konfirmojne per diskutimet e politikes se dites por dhe per reformat e nevojshme ne kuader te integrimit te vendit. Diskutimi mes tyre vjen ne nje kohe levizjesh te ndjeshme politike kur deputetet po kalojne nga njera pale tek tjetra. Por bie ne sy dhe fakti se ky takim zhvillohet vetem pak dite pasi kreu i LSI-se u shpreh i bindur se mazhoranca do te siguroje 84 votat e nevojshme per te votuar ligjin per Gjykaten Administrative. Nje deklarate e tille e zevendeskryeministrit dhe kreut te LSI-se la te hapur mundesine qe koalicioni i djathte do te negocioje me individe te vecante brenda Kuvendit per te mundesuar miratimin e ligjit per te cilin apeloi edhe SHBA. Behet fjale per negociata me kundershtaret e kryetarit te PS-se Edi Rama qe jane edhe mbeshtetes te ish-kryetarit socialist Fatos Nano. Ky grup i cili perbehet nga deputetet Ben Blushi Kastriot Islami Andis Harasani Arben Malaj dhe Marko Bello ka kundershtuar ne mbledhjen e meparshme te grupit te PS-se qendrimin bojkotues ndaj ligjit qe krijon Gjykaten Administrative. Madje ata ngriten zerin per votim ne Kuvend pasi eshte edhe kerkese e SHBA-se. Por vec tyre pritet te jene edhe te tjere ligjvenes socialiste qe do te mbeshtesin ligjet e mazhorances. Takimi i Metes me Nanon vjen dhe pas telefonates se zhvilluar mes tyre pak dite me pare. Meta konfirmoi se me ish-liderin e PS-se Nano ka shkembyer urimet per liberalizimin e vizave dhe la te kuptonte per nje rikthim aktiv ne politike te Fatos Nanos. Duke permendur se 7 tetori ishte nje dite historike Ilir Meta pohoi se kurrsesi nuk mund te mungonte nje vleresim per reformat qe ka bere Shqiperia. Biseda ka qene shume shoqerore shume konfidenciale dhe ka filluar pikerisht me urimin reciprok per heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian dhe natyrisht qe te gjithe jemi te bindur se ketu nuk perfundon rruga e Shqiperise dhe e shqiptareve per tu bere qytetare te barabarte evropiane me te gjithe qytetaret e tjere te Evropes se bashkuar - ka theksuar Meta ne lidhje me biseden telefonike qe ka zhvilluar me Nanon. Bashkepunimi me Fatos Nanon eshte vleresuar edhe nga kryeministri Sali Berisha. Gjate nje seance plenare ai ka theksuar se Nano ka bere te gjitha kompromiset e nevojshme ne interes te vendit. Kryetari juaj i meparshem beri te gjitha kompromiset e nevojshme ne interes te vendit. Ndersa tani keni kaluar ne kurthin e veteperjashtimit keni kaluar ne kurthin e vetemohimit praktikat me primitive te PPSH per 50 vjet ne kete vend - ka pohuar Berisha.