E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet ne ligj Si do kompensohen 1000 pronare

Qeveria lehteson procedurat jo me prokure nga bashkepronaret. 8 mije dosjet kreu i AKKP-se Drejt reduktimit numri i tyre.

Mbi 1000 pronare trualli i te cileve eshte zene nga ndertimet e legalizuara mund te aplikojne per te marre kompensimin financiar. Kane hyre tashme ne fuqi ndryshimet e bera nga Qeveria ne vendimin nr.383. Kreu i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Prones Elvis Cefa shpjegon ne nje interviste per standard procedurat e reja te lehtesuara per kompensimin e pronareve. Cefa pohon se tashme pronaret nuk kane nevoje te presin bashkepronarin e truallit per te marre kompensimin e tyre. Por eshte krijuar dhe nje tjeter mundesi per pronaret qe ata te marrin njeheresh kompensimin kjo duke shtyre aplikimin per fazen e dyte apo te trete kur dhe kompensimi do te jete i plote. Kreu i Agjencise jep detaje dhe per hapat e hedhura nga AKKP per shqyrtimin 8000 dosjeve tashme te shtuara ne numer per shkak te vendimeve shtese nga gjykata per rivendosje ne afat.

Zoti Cefa kane hyre ne fuqi ndryshimet e bera ne vendimin e Qeverise per kompensimin e pronareve toka e te cileve eshte zene nga ndertimet informale

Ndryshimet ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr.383 kane hyre ne fuqi prej me shume se dhjete ditesh. Hyrja e shpejte ne fuqi e ndryshimeve procedurale ne kete vendim te Keshillit te Ministrave eshte kerkuar ne fakt nga vete AKKP ne menyre qe perfituesit te kene mundesi te aplikojne sa me shpejt dhe po keshtu edhe AKKP te kete mundesi te shperndaje sa me shpejt parate.

Sa eshte numri i pronareve qe perfitojne nga ky proces

Ne kete proces do te kene mundesi te aplikojne te gjithe ato pronare pasurish te paluajtshme te prekura nga legalizimi te cilet nuk paten mundesi te aplikonin me pare per arsye se nuk kapen dot afatin 30-ditor apo kryesisht per shkak te pamundesise te prokuronin ne kohe nje perfaqesues te tyre per te vepruar me AKKP. Drita jeshile tashme eshte ndezur per pronaret apo bashkepronaret e rreth 210 pasurive. Po te kemi parasysh faktin se per nje pasuri numri i bashkepronareve mund te jete edhe 10 20 apo me shume persona atehere numri real i individeve perfitues mund ti kaloje edhe 1000.

Edhe per aplikimet e reja qe do te nisin me hyrjen ne fuqi te ketyre ndryshimeve do te ndiqen te njejtat procedura

Sigurisht por me me shume lehtesira. Pra tashme afati i aplikimit eshte eliminuar krejtesisht dhe prokurimi i nje tjeter personi per te vepruar ne emer dhe per llogari te te gjitheve nuk eshte me i domosdoshem. Kjo do te thote shkurtimisht qe cdo bashkepronar i nje pasurie te paluajtshme mund te vije per te terhequr pjesen e tij takuese nga parate qe shperndahen nga AKKP kurdo qe ai ta shikoje te arsyeshme pa qene i ndervarur nga vullneti i bashkepronareve te tjere te asaj pasurie qe shpronesohet. Sigurisht dorezimi i nje dokumenti identifikimi i nje numri llogarie ne nje banke te nivelit te dyte si dhe mbushja e formularit perkates ne AKKP mbetet i detyrueshem.

Sa do te perfitojne ish-pronaret te cilet nuk munden te dorezonin nje kerkese deri me 30 gusht dhe per pasoje nuk perfituan kompensim

Per sa i perket mases se perfitimit ne te holla ajo eshte e njejte ne perqindje me shumen qe perfituan aplikuesit e meparshem. Pra cdo pronar apo bashkepronar i nje pasurie te paluajtshme qe shpronesohet do te perfitoje momentalisht 2189 te vleres se shpronesimit. Nese nje pronar zgjedh qe te prese te marre disa keste se bashku kjo eshte e mundur dhe varet nga zgjedhja e momentit te aplikimit. Per shembull nese pronari deshiron te marre disa keste se bashku ai mund te mos aplikoje momentalisht dhe keshtu mund te zgjedhe te aplikoje ne momentin kur AKKP te shperndaje kestin e dyte apo te trete te parave te kompensimit. Kjo varet ekskluzivisht nga vullneti i pronareve. Jane ata qe zgjedhin dhe ne do te respektojme maksimalisht kete vullnet. Kjo eshte edhe risia kryesore qe sollen ndryshimet e fundit ne VKM nr.383.

Nderkohe si do te procedohet me tej per te marre dhe pjesen tjeter te kompensimit

Pra sikurse e citova edhe me lart ne momentin kur ALUIZNI do te vere ne dispozicion te AKKP fonde te tjera ne do te procedojme me shperndarjen e tyre ne menyre proporcionale. shte ne vullnetin e perfituesve te zgjedhin nese i duan menjehere parate apo nese duan te presin derisa te plotesohet e gjithe vlera e kompensimit. Duhet theksuar se aplikimi behet nje here te vetme dhe nuk ka nevoje per riaplikime te tjera.

Prej kohesh ka mbetur ne procedim dhe shqyrtimi i 8 mije dosjeve. Ka shtim te ketij numri duke qene se vendimet e gjykates mund te rikthejne per shqyrtim dhe dosje te tjera

8 mije dosjet e famshme ne fakt vijne cdo dite ne ulje. Kjo pasi AKKP vazhdon normalisht procesin e saj vendimmarres. Gjithsesi muajt e fundit eshte vene re ne fakt nje fluks i ri kerkesash te subjekteve te shpronesuara te cilat jane rivendosur ne afat nepermjet gjykates. Kjo normalisht eshte nje pune shtese qe AKKP eshte e detyruar ligjerisht ta permbushe. Pa dyshim qe nese fluksi kerkesave te reja do te vazhdoje ne keto ritme edhe koha ne dispozicion te procesit do te duhet te jete me e madhe. Por momentalisht eshte shume heret per te folur konkretisht.

Pak muaj me pare ju kishit nisur nje shqyrtim paraprak per rreth 400 dosjet e para ne te cilat kishte mangesi te shumta. Si eshte proceduar me tej me to

Procedura e vleresimit paraprak te kerkesave fillestare te subjekteve te shpronesuara eshte nje hallke e domosdoshme e procesit te shqyrtimit te nje kerkese per njohjen/kthimin/kompensimin e prones e imponuar ne fakt nga mangesite e shumta te konstatuara ne trajtimin e ketyre kerkesave. Numri i kerkesave ne proces vleresimi paraprak nga AKKP sigurisht qe vazhdon ne rritje. Per ecurine e procesit nuk eshte i rendesishem ky numer por numri i atyre kerkesave fillestare qe arrijne te plotesohen formalisht me dokumentacionin e kerkuar nga ligji dhe qe futen me tej ne proces shqyrtimi te mirefillte i cili me pas transformohet ne vendimmarrje. Nga vleresimi paraprak i nje pjese te mire te kerkesave te reja konstatohet sistematikisht se ato kane shume probleme ne plotesimin e tyre me dokumentacionin ligjor. Ne te gjitha keto raste pas kontaktit me subjektet e interesuara AKKP jep udhezimet perkatese per plotesimin e dosjes sic duhet.

Ka vijuar dhe me tej procedura e vleresimeve paraprake

Sigurisht. Kjo eshte nje pjese e procedures qe ligji na detyron ta bejme per te gjitha kerkesat e reja.

Sa te gatshem kane qene pronaret qe brenda nje afati 30-ditor sic e parashikon ligji te plotesojne mangesite

Pergjithesisht bashkepunimi i subjekteve me administraten e AKKP ka qene i kenaqshem. Ka edhe raste kur subjektet nuk arrijne te kuptojne qartesisht se plotesimi i dosjes me dokumentacionin provues eshte nje detyrim qe ligji ua ka ngarkuar vete atyre dhe jo shtetit. Gjithsesi deri tani kemi arritur te gjejme nje gjuhe te perbashket.

Ka pasur kerkesa nga pronaret per te pezulluar procedimin e shqyrtimit ne menyre qe te kene me shume kohe ne dispozicion per te plotesuar mangesite

Sigurisht qe ka raste te tilla e madje shume te shpeshta. AKKP ne zbatim te detyrimit te saj ligjor kur gjendet para nje kerkese te tille vendos menjehere pezullimin e procedimit administrativ deri kur subjekti kerkues te plotesoje mangesite e dosjes se tij. Por ky pezullim nuk mund te zgjase pafundesisht por aq sa ligji e parashikon. Ne rast se edhe pas kesaj subjekti nuk arrin te plotesoje dokumentacionin kerkesa e tij trajtohet ne gjendjen ne te cilen jane aktet ne dosje.

Kur mendoni se mund te perfundoje teresisht kompensimi i ish-pronareve

Kompensimi do te jete ne fakt sfida e viteve ne vijim per AKKP. Tashme strategjia qeveritare per kete eshte e qarte. Prej 5 vjetesh po aplikojme me sukses kompensimin financiar me fonde nga buxheti i shtetit dhe nga burime te tjera te cilat kane ardhur vazhdimisht ne rritje. Njekohesisht ka filluar edhe verifikimi i pasurive shteterore te destinuara per kompensimin fizik te ish-pronareve.

Momentalisht nuk mund te jepet nje date e sakte per perfundimin e ketij procesi. Kjo per shume arsye qe nuk varen te gjitha nga AKKP. Nder arsyet me kryesore eshte se nuk mund te procedohet me kompensimin fizik pa perfunduar me pare procesin e njohjes e kthimit te prones per te gjitha ato kerkesa qe jane gjendje ne agjenci.

Po per sa i perket kompensimit fizik si do te procedohet ne kete drejtim

Sic e thashe eshte akoma heret per te thene nje date per fillimin e kompensimit fizik masiv por kjo nuk do te thote se nuk po veprohet ne kete drejtim. Perkundrazi. Hapi i pare eshte pikerisht identifikimi i pasurive te paluajtshme te cilat jane ne pronesi te shtetit e per te cilat nuk ka nje pretendim pronesor nga asnje subjekt. Ne kete proces AKKP bashkepunon intensivisht me institucionet e tjera te ngarkuara me ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›