E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Anijet e vjetra nuk e leshojne detin

Nje vit para nisjes se diskutimit per zgjedhjen e Presidentit te ri, nje prej kandidateve me potencial per kete post, Fatos Nano nuk e fsheh ambicien per te marre pjese ne gare. Megjithese e ka cilesuar si te hershem kete debat, ish-kreu i PS-se, ka lene te kuptohet se do te jete ende aktiv ne politike. I ftuar ne nje aktivitet si lektor i kursit te masterit nga nje universitet privat ne kryeqytet, pyetjes nese do te ishte nje prej kandidateve per postin e kreut te shtetit, Nano i eshte pergjigjur se “eshte shume shpejt per te bere pyetje kaq te medha”. Por gjate fjalimit qe mbajti ne aktivitet, Nano ka lene te kuptohet se do te jete pjese aktive e politikes, teksa e ka krahasuar karrieren politike me fatin e anijeve ne det. “ Pavaresisht nga rrethanat qe thuhen dhe perjetohen, besoj se ua ka shpjeguar profesori qe, edhe anijet e vjetra nuk e leshojne detin kollaj”, u shpreh Nano, ne fjalen e tij para studenteve te diplomuar. Vec zhvillimeve te pritshme, Nano ka dhene komentet e tij dhe per debatin per zgjedhjet ne Tirane dhe mos pranimit te rezultatit nga Partia Socialiste. Ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano ka deklaruar se qendrimi i tij eshte ai qe duhet te mbajne te gjithe, respektimin e institucioneve. “Nuk besoj se ka ndonje gje te paqarte qe prisni ta sqaroj une. Qe do te thote se une nuk besoj se mund te shtoj ndonje gje ne ate qe, te gjithe duhet te shtojne: respektin per institucionet, gjithashtu edhe ato zgjedhore”, eshte shprehur Nano per televizionin “Vizion Plus”. Ne kete aktivitetin e zhvilluar dy dite me pare, kane qene te pranishem deputetet e Partise Socialiste, Marko Bello, Kastriot Islami dhe ish-ministri i Mbrojtjes gjate qeverisjes se PS-se, Luan Hajdaraga. Por vec mesazhit per situaten aktuale politike, Nano ka folur me nenkuptime dhe per te ardhmen e tij politike dhe per strategjine e radhes. Deklarata e fundit publike e kreu te PS-se, i perket zgjedhjeve te 8 majit, ku u shpreh se shpresonte qe “kjo vote duhet t`i beje qytetaret te largohen nga 21 janari e te tjere”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›