Festivali i Dubrovnikut orkestra e TOB hap naten e pare

Artistët shqiptarë të orkestrës Simfonike e Teatrit Kombetar të Operas dhe Baletit do të çelin festivalin ndërkombëtar operistik të Dubrovnikut në Kroaci. Mbrëmja e 1 korrikut do të gjejë muzikantët shqiptarë të interpretojnë në Rector’s Palace Atrium, një nga skenat më të njohura në botë e cila ka pritur zëra dhe artistë të mëdhenj të muzikës operistike.
Orkestra shqiptare do të udhëhiqet nga mjeshtri Zhani Ciko dhe Nikolaj Zlicar në koncertin me titull “Magjia e operës”. Por në koncert do të intrepretojnë edhe solistë të zgjedhur nga Rusia, Austria, Danimarka, Kroacia dhe Sllovania.
Këtë vit festivali ndërkombëtar i Operistik i Dubrovnikut i kushtohet tenorit të mirënjohur kroat Tino Pattiera.
Tino Pattiera ka qënë një nga këngëtarët e mëdhenj popullor në skenat e operave në Europë dhe në mbarë botën në gjysmën e parë të shekullit të XX. Kjo është hera e parë që orkestra simfonike e Teatrit Shqiptar ftohet të marë pjesë në kët festival.
Aurela Papadhima