Nano: Mbështetja për president? PS nuk ka vdekur. Nuk e kam kërcënuar Lesin
Share
Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS-së, Fatos Nano, i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me kandidimin e tij për president. Pyetjes se a e ka mbështetjen e PS-së për këtë synim, Nano i është përgjigjur në mënyrë retorike: Mendoni se PS ka vdekur?, ndërsa është shprehur se PS duhet të korrigjojë atë që e quajti gabim, për përjashtimin e Kastriot Islamit. Korrigjim, që nga Nano është lënë të kuptohet edhe një mbështetje e mundshme ndaj tij për t’u zgjedhur president.
Ndërkohë, Nano ka mohuar që të ketë kërcënuar Nikollë Lesin me jetë, ashtu siç denoncoi ky i fundit një ditë më parë. Komentet e Nanos u bënë gjatë homazheve për vdekjen e ish-presidentit çek, Havel.
