E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lironi shqiptarin nuk eshte pedofil

Shoqata e emigranteve shqiptare Iliria e mbeshtetur edhe nga banore te Orikumit me pankarta ne gjuhen italiane kane protestuar perpara Ambasades Italiane ne Tirane per lirimin e shqiptarit Nexhip Qepja i cili akuzohet per pedofili me djalin e tij 4-vjecar.

Vlonjate njerez te afert emigrante por edhe qytetare nga Tirana qe jane njoftuar nga shoqata protestuan dje para ambasades me shpresen se dikush do ti prese e do te beje ndermjetesim per te nxjerre nje ore e me pare nga burgu shqiptarin qe gezonte djalin te vetmin trashegimtar te mbiemrit ne nje familje me dy femije vajza.

Nexhip Qepja u kallezua nga edukatorja e kopshtit te vogelushit per abuzim ndaj te birit. I ati i te akuzuarit nga drejtesia italiane per pedofili ben apel per lirimin e te birit.

Ne nuk e njohim ate qe akuzohet djali im as me Kanun as me zakon as me fshat as me krahine e as me ligj qeverie. Atehere iu lutem shtetit italian te me nxirrte djalin nga burgu se ka per te ushqyer femijet shprehet babai i emigrantit.

Nexhip Qepja qendron ne qeli prej me shume se dy muajsh. Kjo eshte protesta e gjashte e zhvilluar nga shoqata e emigranteve shqiptare Iliria qe ka planifikuar nje tjeter proteste pas dy ditesh ne Rexho Emilia dhe nje tjeter ne Milano.

Shoqata e Emigranteve ne Itali dhe familjare te Nexhip Qepjes kane protestuar para ambasades italiane ne Tirane per lirimin e shqiptarit ne Reggio Emilia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›