Berisha-Kukan Rruga Durres-Kukes e rendesishme

Tirane 5 nentor NOA - Kryeministri Berisha prit dje ne mbremje ne nje takim delegacionin e deputeteve te Parlamentit Europian te kryesuar nga presidenti i delegacionit per Europen Juglindore Eduard Kukan.
Ai u shprehu euro-parlamentareve mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e jashtezakonshme e miqesore qe ata i kane dhene qeverise shqiptare Shqiperise dhe shqiptareve ne perpjekjet e tyre per tu perafruar gjithnje e me shume me Bashkimin Europian dhe per heqjen e vizave.
Ne vecanti Berisha e vleresoi si ngjarje historike votimin nga Parlamenti Europian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.
Duke nenvizuar efektet e jashtezakonshme transformuese te pese viteve te fundit qe reformat e ndermarra drejt integrimit europian kane pasur per Shqiperine kryeministri i siguroi se per qeverine shqiptare cdo hap drejt integrimit europian duhet te jete teresisht i bazuar ne performance e merite si interesi jetik ky i qytetareve shqiptare.
Nga ana e tyre euro-parlamentaret e falenderuan kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte e miqesore dhe vleresuan punen e madhe dhe reformat e thella qe qeveria shqiptare ka ndermarre gjate kesaj periudhe te cilat kane bere te mundur edhe keto arritje te rendesishme.
Ne vecanti ata e cilesuan si shume te madhe punen e bere per hartimin perpilimin dhe prezantimin para Komisionit Europian te pergjigjeve te pyetesorit dhe theksuan se cilido qofte opinioni i Komisionit ne kete pike ai duhet pare si nje inkurajim per arritjet e Shqiperise gjate kesaj periudhe por edhe per reformat e ardhshme integruese.
Europarlamentaret vleresuan gjithashtuinfrastrukturat e rendesishme te realizuara gjate kesaj periudhe si rruga e kombit Durres-Kukes cka mundeson lidhjen me Kosoven e rajonin ne nje kohe shume te shkurter dhe uruan qe edhe ne qytetet e medha te vendit si Tirana apo qytete te tjera te kene mundesine te shohin infrastruktura te kesaj cilesie ne te ardhshme.
Gjithashtu ata vleresuan kontributin e Shqiperise ne sherbim te konsolidimit te paqes stabilitetit bashkepunimit e miqesise ne rajon si dhe rolin konstruktiv te moderuar e te rendesishem qe Shqiperia ka luajtur dhe vijon te luaje per thellimin e ketij bashkepunimi.
n.e/NOA