E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Rama dhe Kokëdhima do ti bëjnë llogaritë me mua

Fatos Nano: Do ndihmoj Arben Malajn që të fitojë në Vlorë

Fatos-Nano-Edi-Rama-Ish lideri i PS-së, Fatos Nano, ka vendosur ti rikthehet politikës aktive. Për këtë ka shërbyer përjashtimi i Arben Malajt nga ana e Edi Ramës si kandidat për deputet i Partisë Socialiste. Me një ndërhyrje telefonike në emisionin 360 Gradë të Artur Zhejit në News 24, Nano deklaroi se PS po largon vlerat dhe profesionistët, si me rastin Malaj e Islami. Kjo, -tha ai,- është dhe arsyeja që ai do të prishë armëpushimin me PS. Të shpjegohemi, kam pritur me shumë maturi që PS të bëjë detyrën opozitare me të gjithë seriozitetin duhur. Dhe nuk kam ndërhyrë në fushatë, jo thjesht për të mos dhënë ndonjë shembull të karakterit Islami, por jam i bindur që vendi ka nevojë për rotacion, por kaq nuk mjafton, duhet ndryshim i madh në axhendën politike dhe tek përfaqësuesit. Ka një filament që nuk duhet të digjet. Largimi i profesionistëve dhe politikanëve nga listat e zgjedhjeve, është një filament i djegur dhe unë këtu thyej çdo armëpushim me PS dhe familjes socialiste që i përkas.
z. Malaj është më socialist se unë, më socialist se Edvin Rama dhe Koço Kokëdhima, dhe i pavarur ose jo unë do jem në krye të fushatës së z. Malaj për të mbrojtur me gjithë zjarrminë vlerat dhe filamentet që do çojnë Shqipërinë në Europë, tha ai. Ish-kryeministri e mbylli ndërhyrjen televizive duke thënë se tani Rama dhe Kokëdhima duhet ti bëjnë llogaritë me të.

Malaj del i pavarur: PS sdo e mundë Berishën
Deputeti Arben Malaj deklaroi se do të dalë i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, duke u shprehur me tone të ashpra kundër kreut të PS, Edi Rama. Malaj tha se ai është një neodiktator, që nuk do e mundë dot Berishën, pasi sillet njësoj si ai. Duke folur mjaft i emocionuar dhe i tensionuar, Malaj tha: Duke dalë si kandidat i pavarur, ky do jetë fundi i neodiktatorit në politikë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë përfaqësuesit politikë të qarkut të Vlorës. Nuk kam asnjë problem individual me Ramën, por PS po dështon në mënyrë të përsëritur për të mundur Berishën. Ai deklaroi se i ka kërkuar PS të mos bëjë ndryshimet kushtetuese, të mos bëjë bllokimin e parlamentit dhe ka nisur një proces reformimi. Mua nuk më zhduk askush nga politika, tha Malaj, duke aluduar se ishte kërkuar që ai të zhdukej nga politika.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›