Nano: Unë kryetar bashkie për të zbuar Edi Ramën
Nano ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, ku në mënyrë të qartë shprehu vendosmërinë e tij për të kandiduar për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 2011-s. Ndonëse nuk ka bërë të ditur se në emër të cilës parti do të kandidojë për postin e kryebashkiakut, Nano ka lënë për të kuptuar se socialistët do të votojnë për të, në mënyrë që të zbojnë Ramën.
Lidhur me përgjegjësinë e humbjes së opozitës në zgjedhjet e 28 qershorit, ish-kryetari socialist shprehet se “përgjegjësia është hierarkike, politike dhe e lidhur me vijen, udhëheqjen dhe organizimin që, Edi Rama në krye të fushatës së PS-së, i imponoi opozitës”.
“Këto zgjedhje patën humbës dhe i humbi opozita. Patën atë rezultat që pritej, pra një gjysmë fitore e koalicionit kryesor, që arriti në kufijtë e 70 mandateve dhe siç pritej, krijimi i një koalicioni më të gjërë qeverisës, se sa blloqet tradicionale, që u kurorëzua me marrëveshjen Berisha -Meta. Humbësi pra është PS dhe kjo nuk më ngazëllen, nuk është një zhvillim që e deshironte shumica e shoqërisë”, deklaroi Nano.
Arsyen e mos ribashkimit të së majtës Nano e lidh me grupin e interesave të përfaqësuesve të saj, që janë në konflikt me interesat e grupuara rreth Ramës de Metës.
Pretendimet e PS-së për manipulim të votave, Nano i quan një debat të dështuar. “Këto pretendime, pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, nga vëzhguesit e pavarur vendas apo ndërkombëtarë, si Komisioni Evropian, OSBE/ODIHR, SHBA, si dhe nga vlerësimet e tjera, në të cilat dominon fakti se, nuk ka prova për manipulim votash, mund të quhen të dështuara”, theksoi Fatos Nano.
“Kushtet që ka vendosur opozita për të hyrë në parlament nuk besoj se janë të qarta. Madje janë aq të paqarta, sa kushdo përfaqesues i PS thotë diçka nga vetja. Rama të respektonte precedentin. Jo të më imitonte mua, por të paktën ditën e shpalljes së rezultateve, nga KQZ, te jepte dorëheqjen e parevokueshme”.
Nano lëshoi akuza të forta edhe në drejtim të dy eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste, Majkos dhe Ruçit, duke i quajtur ata të papjekur. “Ata mund të jenë thinjur, por janë ende të papjekur. Fakti më skandaloz është sjellja e sotme: Mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve, bojkoti i Kuvendit. Emra si këta, apo cilido tjetër, nuk kanë asnjë tezë tjetër me publikun, veçse certifikimin ose mohimin e zgjedhjeve demokratike”.
“Ambiciet e mia është e vështirë të vishen me kostume të caktuara. Nuk jam i ri, ambicioz që zë një kolltuk e nuk e lëshoj. Jam tjetër lloj dhe e ndjej veten në kulmin e së mirës, kur investimi personal sjell mirëqënien e përgjithshme”, iu përgjigj Nano pyetjes nëse kishte ambicie për t’u rikthyer në krye të partisë.