Nano bashkohet me Metën kundër Berishës

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ish kreu i PS-së, Fatos Nano dhe kreu i PSV'91 janë bashkuar në një tryezë të thirrur nga Meta për të bashkuar të majtën progresiste dhe për t'i dhënë fund qeverisjes të Berishës. Në deklaratën pas kësaj tryeze thuhej se vendosja e klimës bashkëpunuese mes të majtës progresiste dhe largimit të Berishës ishin prioritetet kryesore. Megjithatë anëtarët e kësaj tryeze lanë të hapur ftesën për bashkëpunim me të majtët që nuk ishin në takim.
Kreu i LSI-së, Meta tha e gjithë e majta duhet të jetë e angazhuar për mbrojtejn e zgjedhjeve me standarde me 28 qershor. "Por edhe krijimin e një fryme për fitimin bindës të opozitës në tërësi dhe të majtës progresiste në zgjedhjet e 28 qershorit", tha Meta. Ndërkohë që ish-kreu i PS-së, Fatos Nano u shpreh se ishte prezent në takim në emër të socialistëve. Ai theksoi edhe një herë ftesën që iu bë për këtë bashkëpunim. "E gjithë e majta ka një qëllim të përbashkët, rrëzimin e Berishës dhe krijimin e një të majte të organizuar", tha Nano.
Ndërkohë që në takim mungonte kreu i PS-së, Edi Rama si dhe krerët e koalicionit të PS-së, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi dhe ai i PDS-së, Paskal Milo.