E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi:Të sigurohet proces i rregullt zgjedhor

Presidenti i Republikës, Bamir Topi apelon edhe një herë për realizimin e një procesi të rregullt të zgjedhjeve. Në takimin me krerët e Institucioneve Kushtetuese, Topi ka kërkuar klimë të qetë për zgjedhjet, duke nënvizuar se shoqëria shqiptare është e gatshme të arrijë standardet. "Vendi ndodhet në prag të evenimentit më të rëndësishëm. Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s, dhe nuk ka shans të kthehet prapa"-theksoi Topi. Ai ka kërkuar nga forcat politike, të japin mesazhe të qarta për zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›