Mediat greke, komente dhe analiza për zgjedhjet në Shqipëri

Me ngjyra dhe komente të ndryshme mediat greke të shtypit si edhe ato elektronike kanë filluar gradualisht të përshkruajnë fushatën zgjedhore dhe të publikojnë analizat e tyre të para për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. Me titull: "Plani im për të qeverisur Shqipërinë", prestigjozja greke "Kathimerini" botoi në faqen e saj të së dielës një intervistë të shkurtër me kryesocialistin Edi Rama, të cilin e konsideron si një kryebashkiak të suksesshëm, një intelektual, politikan modern që ka si vizion të ndryshoje mentalitetet konservatore të së kaluarës së vendit të tij dhe ta çojë në sallonet europiane. "Zgjedhja e tij", shkruan gazeta, "i jep fund hakmarrjes politike Berisha-Nano që e ka lodhur vendin prej viteve 90", ndërsa i kushtohet një vend i veçante bashkëpunimit të socialisteve me PBDNJ-në. "Përmbysje e parashikimeve pritet në zgjedhjet shqiptare", shkruan edhe gazeta "Imerisia". Pas një përshkrimi të javëve të fundit të fushatës, deri edhe në tre vrasjet e shënuara gjatë saj, kjo gazetë i vë theksin frikës së manipulimeve të zgjedhjeve duke komentuar faktin se një shumicë e madhe e qytetarëve nuk janë pajisur me kartat e identitetit. "Shqiptarët duhet të zgjedhin midis dy figurave", thekson gazetari,
Ramës, kryebashkiakut të Tiranës që eshte i preferuari i Europës dhe i amerikanëve dhe sigurisht më modern dhe modest nga rivali i tij dhe Berishëes, që simbolizon te kaluaren, por që qeverisë së tij i dedikohen disa suksese të rëndësishme në vitet e fundit si integrimi i vendit në NATO, kontributit në pavaresinë e Kosovës si dhe ritmi i zhvillimit ekonomik të vendit". Ndërsa gazeta e majtë "Eleftherotipia" boton një perkthim të "Le Mond Diplomatique" me titull: "Autostrada e korrupsionit kombëtar" ne te cilën aludon se kjo vepër ka si qëllim bashkimin e Shqipërisë me Kosoveën. Midis të tjerash duke analizuar hollësisht mënyrën se si filloi procesi i ndërtimit të kësaj rruge, proceset gjyqësore të hapura ndaj ministrit Basha, lidhjet me boshnjakun Fazlliç, dy gazetarët francezë hedhin dyshimet e tyre për rritjen gati dyfish të fitimit të kompanise amerikane që po ndërton segmentin super të kushtueshëm, Rrëshen-Kalimash. "Kjo rrugë", përfundon artikulli, "përdoret nga udhëheqësi demokrat shqiptar, si rrugë për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar". Më herët nëpërmjet një qarkoreje të bërë publike nga autoritetet greke, u bë e ditur se emigrantet shqiptare mund të lëvizin lirisht nga Greqia në Shqipëri për zgjedhjet e 28 qershorit. Përmes qarkores, Ministria e Brendshme greke ka bërë të ditur se të gjithë emigrantët shqiptarë që janë në fazën e rinovimit të dokumentave mund të kthehen në atdhe nga data 19 qershor deri në 30 shtator. Ministria sqaroi se për plotësimin e këtyre dokumentave, emigrantët shqiptarë duhet të kenë kodin fiskal në Greqi.