E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano dhe Koçi me Metën

Tiranë-Takimi i përfaqësuesve të faktorit të majtë për të diskutuar mbi zgjedhjet e 28 qershorit, i thirrur nga kryetari i LSI-së Ilir Meta, ka nisur sot në mesditë në mjediset e hotel Tirana, me pjesëmarrjen e ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano dhe kryetarit të PSV 91 Petro Koçi.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryetarët e partive të tjera të koalicionit “Bashkimi për ndryshim”, që drejtohet nga PS, nuk i janë përgjigjur ftesës së z. Meta për këtë takim.

Dy ditë më parë kreu i LSI-së, ftoi në një takim të gjithë faktorët politikë, institucionalë dhe historikë, të rinj dhe të vjetër të së majtës, me qëllim vendosjen e një fryme sa më të gjerë bashkëpunimi midis të gjithë partive të majta dhe progresiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›