Lipi: Momenti më i keq që kur drejtoj kombëtaren
Kupa e Konfederatave - Marçelo Lipi nuk fshihet. Pas humbjes poshtëruese 0-3 ndaj Brazilit që i detyron të kaltrit të largohen para kohe nga Kupa e Konfederatave, trajneri italian në konferencën për shtyp tregohet i sinqertë: ‘Është momenti më i keq i kombëtares qëkur e drejtoj unë. Nuk shfaqëm aspak një imazh të bukur të futbollit tonë. Kthehemi në shtëpi të pakënaqur e të zhgënjyer. Zhvilluam tri ndeshje jo në lartësinë tonë, megjithëse Brazili gjithmonë mbete skuadra më e fortë e nuk është aspak e lehtë ta mundësh.”
"Gjithsesi kemi akoma kohë për të përgatitur Botërorin – vazhdon Lipi - ristrukturimi i kombëtares vazhdon, nuk kam thënë kurrë se këta do jenë lojtarët që do marrin pjesë në Botëror. Mendoj se 10-11 lojtarë të grupit të kaluar mund të vlejnë ende.
Tani na duhet të kualifikohemi njëherë dhe s’mund të ndërtojmë një ekip me njëzet lojtarë të rinj. Kupa e Konfederatave më ka qartësuar shumë ide, ka bërë vlerësime te mia për të vjetrit e të tjerët. Ka disa lojtarë të Under 21 që na hyjnë në punë, por personaliteti mbetet një faktor i rëndësishëm.”