E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano kundër strategjisë së opozitës

07/07/2010 Festa e USA kthehet në përplasjen politike

Ish-kreu i PS, Nano, duket se ka vendosur të jetë më shumë aktiv në politik. Pas deklaratës prej Gjirokastrës dje ai ka synuar të sulmojë bashkimin e PS me G 99, ndërsa e ka cilësuar opozitën si “opozitë jo qeveritare”. I veshur shik, me kostum në ngjyrë të çelët, Fatos Nano, i shoqëruar prej bashkëshortes, është shfaqur dje në aktivitetin e ambasadës amerikane.

Duke mos hequr dorë nga batutat e vazhdueshme që jo rrallë trazojnë politikën shqiptare, edhe këtë herë, Nano ka ngacmuar opozitën që vetë e riktheu në vitin 2005 kur humbi zgjedhjet e përgjithshme.

“Ju do thoni ç’do të thotë OJQ. E po jua them unë, OJQ do të thotë Opozitë Jo Qeveritare”, ka “këputur” batutën e radhës Nano. Kaq ka mjaftuar që socialistët të ndiznin diskutimin e gëzueshëm dhe vijimin e batutave të tjera. Në këtë mënyrë, Nano ka shpotitur G99, prej disa muajsh parti politike, më herët OJQ me rrënjët tek MJAFT. E sigurisht edhe “të voglin” Erion Veliaj që dhe më parë nuk ka duruar ta ngacmojë e ironizojë. Pikërisht këto ditë në gjirin e opozitës ka shpërthyer një debat që mbahet ende ndezur, për bashkimin e mundshëm në PS të disa partive opozitare, përfshirë OJQ-në e Erion Veliajt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›