Arrestohen 4 banorë të tjerë të Hamallaj
07/07/2010 Ngjarja pak minuta pas një deklarate të tyre në lidhje me shembjet e banesave
“Shpëton” ish-deputeti Simon Puta. Kallëzimi: Ky është genocid
DURRES- Katër banorë të fshatit Hidrovor në Hamalle të Durrësit janë arrestuar në qendër të qytetit të Durrësit vetëm 5 minuta, pasi ata kanë bërë një deklaratë në të cilën bëjnë të ditur se kanë denoncuar dhunën e policisë. Gjergj Lleshi, Ram Kortoçi, Zef Frroku dhe Avdi Kuçana sapo janë ulur në një lokal janë ndeshur me shumë efektiva të policisë së Durrësit dhe agjentë civil të policisë, ndërsa tre furgonë me efektiva blu kanë qëndruar në derën e lokalit. Ndalimi i dhunshëm i tyre ka ndodhur vetëm 20 metër larg gjykatës dhe Prokurorisë, si dhe po aq larg nga prefektura e qarku në rrugën më të ngarkuar me kalimtarë. Vetëm ish deputeti Simon Puta që ka lexuar edhe denoncimin para arrestimit të bashkëfshatarëve të tij i ka shpëtuar ndalimit. Në çastet kur përfaqësia e banorëve kanë lexuar për median kallëzimin penal në të cilën akuzonin kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Gjergj Bojaxhi, forcat e rendit, forcat e Inspektoratit Ndërtimor situata është vëzhguar nga agjentë të policisë së Durrësit, të cilët e kanë pasur fare të lehtë t’i ndalonin. Vetëm një ditë më parë është folur publikisht nga zyrtarë të policisë se do të ketë të tjera arrestime veç 9 banorëve tashmë të vënë përpara drejtësisë. Shkak për këtë ngjarje është bërë kundërshtimi i banorëve në Hamallaj më datë 1 korrik për të lejuar Inspektoratin Ndërtimor të shoqëruar me mjete të rënda, forca policie, efektiva të FNSH-së Elbasan, Tiranë, Durrës e Shkodër që të shembë objektet e tyre. Kallëzimi penal në emër të banorëve të fshatit Hidrovor në Hamalle i është adresuar Prokurores së Republikës Ina Rama, ndërsa është vënë në dijeni Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe Avokati i Popullit. Puta e ka krahasuar aksionin e policisë me veprime të pastra të spastrimeve dhe genocideve.
Xh. Gradica