E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano president? Berisha: Kemi kandidaturat tona

TIRANE- Kreu i qeverise ka preferuar te mos flase per politike, ne kete dite qe sipas tij duhet te jete e t’i kushtohet teresisht mjedisit dhe pastrimit te vendit.Por, pavaresisht kesaj, pas pyetjes se cfare mendon ai per veteofrimin e Fatos Nanos per president, ai ka deklaruar se maxhoranca do te paraqese kandidaturat e saj.

Berisha ka vizituar gjate paradites landfillin e përpunimit të mbeturinave në Bashkinë e Kamzës.

Pas vizites ai iu bashkua komunitetit lokal të lagjes numër 1, në hyrje të qytetit, në pastrimin e territorit të saj, mbjelljen e pemëve dekorative dhe vendosjen e sistemit të ri të grupit të kazanëve me seleksion për mbeturinat.

Ky aksion vazhdoi me mbjelljen në mënyrë simbolike, nga Kryeministri, të një palme në qendër në Kamzës.

I pyetur nga mediat per veteofrimin e Fatos Nanos, si kandidat per president, Berisha ka thene prere se sot nuk do të flasë për politikë, por ka shtuar se shumica qeverisese do te dale me kandidatet e vet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›