E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabit arkën e komunës, merr peng financieren

Policia e Vlorës

VLORE- Nje person i aramtosur e me maske ka grabitur zyrat e komunës Hor-Vranisht, ne Vlorë e per t;i shpetuar ndjekjes se policise ka marre peng per disa meter rruge financiaren, te cilen e ka leshuar me pas.

Mesohet se grabitja ka ndodhur ne mengjes, ku personi ende i paidentifikuar ka kercenuar me arme financieren të hapte kasafortën dhe t’i jepte parate.

Nuk ka ende detaje te ngjarjes, nderkohe qe dyshohet se shuma e grabitur ka qene 1 milion lekë. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e grabitjes, duke mbledhur deshmite e te pranishmeve ne ngjarje dhe po heton per identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›