E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidimi i Nanos, Berisha:Do kemi kandidatin tonë për president

Kryeministri Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike do të ketë kandidaturën e saj për president të vendit.

I pyetur nga mediat për kandidimin e Fatos Nanos pas vizitës së tij në landfillin e Kamzës, Berisha ka refuzuar të flasë shumë për këtë çështje. “Sot nuk flas për politikë, vetëm për mjedisin. Ne do të kemi kandidatin tonë” është shprehur shkurt kryeministri.
 

Ndërsa i është referuar mjedisit, shefi i qeverisë theksoi se mbetjet janë burim infeksioni dhe çështja e mjedisit është jetike për vendin.
 

Teksa ka vizituar sot vendin e depozitimit të mbetjeve në Kamëz, kryeministri Berisha ka vlerësuar punën e bashkisë së këtij qyteti për heqjen e mbeturinave.
 

Ndërkohë në kuadër të ditës për një Shqipëri të Pastër, në të gjithë vendin është ndërmarrë një aksionin vullnetar për pastrimin e gjithë territorit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›