Nano s
Beteja për protagonizëm politik brenda lëvizjes nanoiste i ka krijuar hapësira diversioni të përkohshme kryesocialistit Edi Rama. Lideri historik i socialistëve me ngarendjen drejt resorteve dimërore të ishujve Kanarie, preferoi rrezet e diellit para pretendimeve për institucionalizmin e politikës dhe politikat institucionale të arkitektit të skemave të reja statutore socialiste, Petro Koçit. Me arrogancën e kryeprotagonistit të politikës së majtë, Nano vendosi që ta përdorë Koçin ashtu si edhe para 6 vjetësh si ekzemplar fotozhenik dhe ideator butaforik të tezave katarsiste. Por kurrsesi nuk denjoi që t