Nano: Është për të ardhur keq që socialistët që mendojnë ndryshe nga Rama, kërcënohen
Ish-lideri i së majtës, Fatos Nano, shpreh keqardhje për ato që ai i cilëson si kërcënime dhe presione, që u bëhen socialistëve që mendojnë ndryshe nga kryetari Edi Rama.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Nano shkruan:
Në periudhën 1991 deri në 1997, kur Partia jonë Socialiste ka qenë në shumicën dërrmuese të kohës në opozitë, ASNJE socialist, e përsëris, ASNJE, me gjithë presionin psikologjik, dhunën fizike, janë sjellë në mënyrën më të QYTETERUAR, me EUROPIANE, sesa rrugaçët sot që shajnë dhe kërcënojnë këdo që mendon ndryshe nga Rama-Kokëdhima, qoftë në Facebook, qoftë drejtpërdrejt. Është për të ardhur keq, sinqerisht !!!.
