Berisha-Ramës: Në 23 qershor prit humbjen e radhës
Nga Renato Dauti
Modelin Rama-Kokëdhima, Tirana e flaku njëherë në Lanë
Duke e bërë si temë fushate integrimin në Bashkimin Europian, kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë inaugurimit të rrugës Ura e Matit- Lis, kryeministri Berisha akuzoi Ramën se bllokoi statusin e vendit kandidat duke i hequr kështu mundësinë vendit që të përfitojmë nga fondet e KIE-së. Sipas kreut të qeverisë, këto fonde do të shërbenin për hapjen e vendeve të reja të punës si dhe rikonstruksionin e rrugëve të vendit.
Akuza
Bllokoi 3 ligje, rrahu gjoksin se bllokoi qindra kilometra rrugë që do të ishin shtruar me fondet e KE dhe hapjen e mijëra vendeve të punës, ndërtimin e dhjetëra ujësjellësve dhe shkollave të reja. Modeli i tij është ai model për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë rrotacion, largohu, tha kryeministri Berisha. Sipas shefit të ekzekutivit 23 qershori do të jetë dita e gjykimit, ndërsa ju drejtuar kreut të PS-së Rama se kjo do të jetë humbja e tij e radhës. Rama ne do të vazhdojmë, do ecim përpara për rrugë të reja për shkolla kanalizime ujësjellësa, drejt integrimit, ti bllokove me 3 ligjet , por 23 qershori do të jetë dita e gjykimit. Je mësuar me disfata, por nga disfata në disfatë do shkosh, ndaj prite humbjen e radhës, deklaroi kryeministri Berisha.
Koço Kokëdhima
Në vijim të fjalës së tij, kryeministri Berisha nuk i kurse as akuzat për kandidatin e PS-së në qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima. A ju kujtohen ju çatitë që binin mbi kokat e nxënësve në shkollat e Tiranës, ato ishin tendera të fituara nga Kokëdhima, në Himarë, pallatet që i kanë zënë frymën qytetit janë nga Koço Kokëdhima, reklamat e Tiranës, reklama që i ndau me z. Kokëdhima. Z Rama po të them, qytetari i Tiranës e njohu modelin Rama-Kokëdhima, por ku e di ti që do e kapërdijnë qytetarët e Shqipërisë këtë model. Modelin Rama-Kokëdhima, Tirana e flaku në Lanë. Je më i pashpresë së kurrë, u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë premtoi të tjera trefishim të investime gjatë katër vjeçarit të ardhshëm qeverisës. Në katër vitet e ardhshme do shtojmë investimet. Në 4-vjeçarin që iku bëmë investime 2 fish në zonën tuaj. Ju garantoj se katër vitet që vijnë, investimet këtu do jenë mbi tre herë më të mëdha, përfundoi kryeministri Sali Berisha.