Nano takon Berishen

Ish-kryeministri Fatos Nano, ambicja e të cilit për t’u bërë president i Shqipërisë nuk vihet më në dyshim, është takuar pasditen e së hënës me kryeministrin Sali Berisha.
Mësohet se takimi mes liderit historik të Partisë Socialiste dhe atij të Partisë Demokratike, dikur armiq të betuar, është zhvilluar në ambjentet e kinema “Millenium”, gjatë një aktiviteti.
Takimi Berisha-Nano bëhet në kuadër të axhendës së ish-kryeministrit për të kandiduar për postin e kreut të shtetit.
Takimin e parë të fushatës së tij, Nano e zhvilloi me kryetarin e LSI, Ilir Meta, duke marrë vlerësime nga ky i fundit mbi rolin e Zgjedhja e presidentit“Një President konsensual”Nano takon Arvizun Arvizu vlerëson kandidatin Nano tij në proçesin e integrimit.
Të dielën pasdite, ish-kryeministri zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, i cili edhe pse theksoi se zgjedhja e presidentit është një çështje shqiptare, nuk ngurroi t’i thurte lavde zotit Nano.
Ambasadori Arvizu u pyet nga gazetarët mbi kandidimin e Nanos, ndërsa theksoi se zoti Nano është një kandidat me shumë kualifikime, i cili duhet të merret në shqyrtim. Por sipas tij ka edhe persona të tjerë.
“Nano duhet të merret në shqyrtim sepse ka shumë kualifikime, por ka edhe të tjerë që duhet të shqyrtohen”, deklaroi ambasadori amerikan.
Ndërkohë, takimi me kryetarin aktual të Partisë Socialiste, Edi Rama, është paralajmëruar nga vetë Nano se do të mbahet gjatë kësaj jave.