E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano versus Berisha, sipas Moisiut

Share

Kush është Fatos Nano në raport me Sali Berishën, dhe anasjelltas? Kjo pyetje i është bërë ish presidentit të Republikës, Alfred Moisiut, dhe në përgjigjen e tij i quan të dy konfliktualë me institucionet, por me një dallim. Cili është dallimi? Ja se çfarë thotë ai në GSH, i intervistuar nga Jakin Marena: Nano ishte më i sofistikuar dhe më i kujdesshëm. Kur [donte të sulmonte Presidentin], ai e bënte nën rrogoz, në një mënyrë më të stërholluar. Nxirrte zv.ministra, apo ministra, që ta bënin këtë gjë. Problemet kontradiktore që kisha me Nanon rrallë bëheshin publike. Ndërsa kryetari aktual i maxhorancës atakon në mënyrë të hapur, me të gjitha mjetet e informacionit që ka në dispozicion dhe sa herë që i jepet rasti për ta bërë këtë.

Më poshtë, i pyetur për kandidaturën e Fatos Nanos për postin e Presidentit, ai nuk i vjen rrotull çështjes: Nuk mendoj se është koha e riciklimit të njerëzve që kanë kusure në këtë periudhë të tranzicionit.

http://respublica.al/artikuj/2012/4/29/nano-versus-berisha-sipas-moisiut

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›