E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nao, roboti që emocionohet dhe lidhet me njerëz

Londër, 9 gusht - Kufiri i fundit i teknologjisë është një robot që emocionohet, në gjendje të vendosë lidhje me njerëzit dhe që mund të ketë personalitete të ndryshme në vartësi të programimit.
Nuk bëhet fjalë për një film fantastiko-shkencor, por për një realitet të arritur nga një grup kërkuesish në Universitetin e Hertfordshiret, në Britaninë e Madhe, transmeton Top Channel.

Teknikët e ekipit kanë krijuar Nao, robotin e parë të ndjeshëm, në gjendje të trembet apo të gëzohet në bazë të stimujve që merr nga personat që e rrethojnë.

“Emocionet shprehen përmes gjesteve dhe lëvizjeve të trupit të robotit dhe jo me ndryshime të fytyrës”, ka deklaruar Lola Canamero, një nga shkencëtaret që mori pjesë në projekt.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›