E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika në Korcë, të rinjtë u dehën në dasmë

KORCE- Dehen në dasmë dhe përleshen me thika dhe armë dy grupe të rinjsh. Ngjarja është shënuar të dielën ne fshatin Floq të rrethit të Korcës, ku dy të ftuarit në dasëm, Daniel Kodra 23 vjec dhe Mehmet Arifi 20 vjec janë përleshur me thika.

Më pas kanë qëlluar edhe me armë në drejtim të disa të rinjve të tjerë të pranishëm në dasem, ku ka mbetur i plagosur 20 vjecari Armando Hasankolli, i cili ndodhet i shtruar në reaminacionin e spitalit të Korcës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar 23 vjecarin Daniel Kodra dhe ka shpallur në kërkim 20 vjecarin Mehmet Arifi.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›