E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitzgerald viziton nesër FSK-në

PRISHTINE- Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Mark Fitzgerald të martën pritet të vizitojë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-in.

Siç raportojnë agjencitë e huaja, Fitzgerald bashkë me komandantin e trupave paqeruajtëse të KFOR-it gjeneralin Markus Bentler do të vizitojnë lokalitetin Harilaç ku efektivat e FSK zhvillojnë një operacion humanitar deminimi.

FSK është duke punuar me sukses në pastrimin e fushave të minuara, duke zvogëluar në këtë mënyrë rrezikun për popullatën nga plagosjet apo vrasjet nga mjetet e pashpërthyera.
(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›