Naomi Kampbell, nje dhunuese e pandalshme
Supermodelja Naomi Campbell eshte akuzuar per sulm ndaj nje fotografi, i cili per shkak te sjelljes se saj agresive perfundoi ne spital. Fotografi Gaetano Di Giovanni pohoi se, per shkak te Naomit perfundoi me gervishtje dhe mavijosje. "Pantera e zeze", sic njihet Naomi, sulmoi fotografin me canten e saj, ndersa me thonj i lendoi syrin e majte. Incidenti ka ndodhur ne ishullin italian Lipari, ku Naomi me te dashurin e saj te pasur Mihail Prohorov-in, ndodheshin me jaht, pas disa diteve qendrimi ne jug te Frances. "Se pari me goditi me cante, me bertiti dhe pastaj u mundua edhe te me peshtyje", tha Giovanni, i cili shtoi se thonjve te saj ne sy nuk mundi t'u shpetoje. Naomi eshte e njohur edhe per shkak te temperamentit te saj jo te mire dhe per sjelljet agresive. Vitin e kaluar per shkak se i humben valixhet, ajo sulmoi nje polici ne aeroportin e Londres.