E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uatson, mbesa e shtriges se djegur ne shekullin e XVI

Ndoshta nuk eshte aspak e rastesishme qe Emma Watson eshte gjendur ne filmin i cili "jeteson' boten e magjise, shtrigave dhe magjistareve. Kete e tregon edhe fakti apo rastesia se nga e ka ajo prejardhjen. Aktorja terheq pas vetes rrenjet e para disa shekujve, nga gruaja qe eshte djegur si shtrige. "Jane gjetur dokumente nga trungu i saj familjar, nga te cilat eshte zbuluar se nga ana e babait te saj, aktorja 19-vjecare eshte ne lidhje familjare me Joan Playle, e cila ne shekullin e XVI-te eshte shpallur si shtrige, dhe per kete shkak eshte denuar dhe pastaj eshte djegur ne vitin 1592. Ekspertet e gjeneaologjise kane konstatuar se Emma rrjedh nga gjyshja e shtriges Joan, nga e cila e ndajne 14 gjenerata, shkruan "Daily Mail". Joan Playle ka jetuar ne Great Waltham ne Essex dhe ka qene nje nder 270 njerezit qe gjate sundimit 45-vjecar te mbretereshes Elizabete I u akuzuan per magji dhe shtriga.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›