Napoli-Juventus Mazarri Jemi ne ngritje

Një ditë nga supersfida me Juventusin mjaft e rëndësishme për ecurinë e Napolit në Serinë A, trajneri i napolitanëve, Valter Mazarri doli në një konferencë për shtyp, ku vlerësoi maksimalisht sfidën ndaj bardhezinjve.
Mazari vlerësoi gjendjen e skuadrës. Sipas tij, Napoli është një skuadër gjithnjë e në rritje. Ai komentoi edhe humbjen ndaj Bajernit të Mynihut në mesjave në ndeshjen e katërta të Ligës së Kampioneve.
“Në Mynih pësuam një humbje të pamerituar. Skuadra sa vjen e rritet më shumë, por ndaj Juventusit duhet të rikuperojmë më shumë energji”, tha tekniku napolitan.
Mazarri tha se renditja aktuale në tabelën e klasifikimit, nuk kërcënon postin e tij në krye të Napolit.
“Renditja? Nuk mund të hidhet poshtë kaq lehtë ajo që kam bërë këto dy vite tek Napoli”, u shpreh ai.
Ndeshja Napoli-Juventus luhet ditën e dielë në orë 20:45. Të dyja skuadrat do të tentojnë fitoren, Napoli për të ngjitur shkallët në klasifikim, ndërsa Juventus për të nisur, ndoshta shkëputjen në krye të klasifikimit e për konfirmuar kandidaturën për titull.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Del Piero: Pas Juves, do vazhdoj të luaj
“E ardhmja ime pas 30 qershorit, sigurisht që do të jetë në futbollin e luajtuar, por mbetet për t’u caktuar se ku”. Milan në pistën e Damios
Milani mbetet ende në kërkim të zëvendësuesit të Kasanos dhe emrat që janë në qarkullim janë të shumtë. Përmbytjet, shtyhet Xhenoa-Inter
Federata italiane e futbollit vendosi të shtyjë për një datë tjetër, që do të caktohet më vonë, ndeshjen mes Xhenoas dhe Interit, e vlefshme për javën e 11 të Serisë A.
Superliga, Pogradeci mposht Laçin
Eshtë zhvilluar ndeshja e parë e javës së tetë e Kategorisë Superiore ku Pogradeci mundi Laçin me rezultatin 3-1 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.
Seria A, shtyhet ndeshja Genoa-Inter
Ndeshja Genoa-Inter, e programuar për tu zhvilluar ditën e dielë në qytetin e Xhenovës, është shtyrë për shkak të përmbytjeve masive që kanë shkaktuar 7 viktima.
Lajmet kryesore
Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”
Pritet miratimi i programit dhe ndryshimet në statut
Rrisqet e buxhetit te ri
Këshilltarët e PS-së, akuza Bashës
Itali, Xhenova e tronditur prej përmbytjeve
Deputetët e PD: Topi të respektojë Kushtetutën