Festa e Bajramit, Muça: Më shumë begati dhe harmoni për shqiptarët
Të dielën rreth 2 miliard besimtarë myslymanë në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit myslyman. Festimet e kësaj dite shënojnë fillimin e sakrificës së njeriut në emër të besimit te Zoti.
Me këtë rast kreu i komunitetit myslyman shqiptar Haxhi Selim Muça uroi të gjithë besimtarët shqiptar, për më shumë begati dhe harmoni. Ai ndër të tjera shtoi se Kurban Bajrami është një ditë shpresëdhënëse që përcjell përkushtimin e besimtarëve ndaj zotit.
Festa e Kurban Bajramit njihet ndryshe si festa e sakrificës, sipas kalendarit myslyman ajo fillon me faljen në xhami në mëngjes, e më pas vazhdon me flijimin e një kafshe në emër të Zotit dhe më pas vijon me vizita tek të afërmit familjarët dhe miqtë.